DETAJE/ “Nëse vishni pantallona”, si nisi sherri në Athinë ku u vra me thikë 26-vjeçari shqiptar

Tre ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në lagjen “Peristeri” të Athinës, ku një 26-vjeçar u godit për vdekje me thikë, janë zbardhur dëshmitë e dy të arrestuarve.

Vrasësi 28-vjecar dhe i ati bashkëautor 59-vjecar sjellin detaje të reja ne lidhje me ngjarjen.

Për arsye banale, një sharje e thënë nga 28-vjecari rreth një muaj para shkaktoi nervozizëm tek viktima, që të mërkurën, bashkë me vëllain kërkoi të sqaroheshin duke i provokuar “nëse vishni pantallona”, mëson “BalkanWeb”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia bën të ditur se asnjë palë nuk ka lidhje me punë të zeza apo kriminalitet, viktima punonte recepsionist në Hotel ndërsa vrasësi shitës ne byrektore, pa precedencë penale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjarja ndodhi paraditen e 27 qershorit në lagjen “Peristeri” të kryeqytetit grek, dhe sipas mediave greke, i riu nuk mundi t’i rezistojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë rrugës për në spital.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?