Detaje nga abuzimi me të miturën në Sarandë, 17-vjeçarja i pastronte dhe gatuante të moshuarit
72-vjeçari i arrestuar Barjam Tusha e ka pranuar krimin para uniformave blu por ka thënë se marrëdhënia seksuale ka qenë me dëshirë dhe se e mitura e ka provokuar.
Ndërkohë bazuar në dëshminë e të miturës para policisë abuzimi dyshohet të ketë nisur 3-4 vite më pare kur ajo ishte 13 vjeç. E mitura ka treguar se bashkë me familjen ka jetuar për disa vite në shtepinë e Tushes me qira derisa ndërtuan shtëpine e tyre po në të njëjtën lagje.
Kjo bëri që familja e saj të kishte marrëdhënie të mira me 72-vjeçarin. Duke qenë se ai jetonte vetëm sepse ishte i ve prej vitesh dhe fëmijët i kishte në emigracion familja e çonte 17-vjeçaren që të shkonte në shtëpinë e Barjam Tushes ‘i gatuante dhe t’i pastronte herë pas here.
Në keto raste ai ka abuzuar me të miturën ndërsa kjo e fundit nuk tregonte sepse i vinte turp.
Kohët e fundit 17 vjeçarja ka nisur një histori dashurie me një moshatar të saj të cilit ia tregoi se herë pas here Barjam Tusha kishte abuzuar seksualisht me të. Djali e bindi që ta denonconte në Polici ngjarjen. BW