Detaje nga aksidenti tragjik në Institut. 25-vjeçarja shoqërohej nga i ati, dy makina i përplasën, në pranga drejtuesit

Dy shoferët janë arrestuar ditën e sotme, pasi përplasën për vdekje 25-vjeçaren dje në Institut.

Të arrestuarit janë E. B., 42 vjeç dhe M. A., 54 vjeç dhe viktima është identifikuar me iniciale A. A. Nga aksidenti i djeshëm është plagosur edhe S. R., 58 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : E. B., 42 vjeç dhe M. A., 54 vjeç, pasi ditën e djeshme kanë aksidentuar këmbësoret shtetasen A. A., 25 vjeçe dhe shtetasin S. R., 58 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në spital shtetasja A. A., 25 vjeçe, ndërsa shtetasi S. R., 58 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, shkruan policia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?