Detaje nga aksioni, gati 20 mijë denoncime në platformën ”Hapësira ime publike”

Qeveria shqiptare vijon aksionin në të gjithë vendin për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga ndërtimet e paligjshme, në kuadër të përgatitjeve për zbatimin e programit “Rilindja Urbane 2.0”.

Një pjesë e madhe e rasteve të shkeljeve po raportohen nga vetë qytetarët përmes portalit “Hapësira ime publike”, i krijuar posaçërisht për këtë qëllim. Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani janë denoncuar 19 728 raste, nga të cilat 15 179 janë zgjidhur, ndërsa 4 549 të tjera janë ende në proces shqyrtimi.

Kjo nismë synon rikthimin e ligjshmërisë në territor dhe çlirimin e hapësirave që u përkasin komuniteteve, duke krijuar kushte për një zhvillim më të rregullt urban.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aksioni, i nisur në korrik të vitit 2025, është konceptuar si një ndërhyrje afatgjatë dhe mbetet një ndër prioritetet kryesore të pushtetit vendor dhe atij qendror.

Swiss Digital Mobile Reklama

Paralelisht, qeveria ka forcuar masat për kontrollin e territorit, mbrojtjen e hapësirave publike dhe zbatimin e rregullave të lejeve të ndërtimit, duke paralajmëruar edhe ndëshkime më të ashpra për ndërtuesit që shkelin ligjin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?