Detaje nga atentati në Tiranë. Preng Gjini ndërroi makinën 10 minuta para se të ndodhte shpërthimi
Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me tritol mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku mbeti i plagosur Preng Gjini.
Mësohet se makina me të cilën udhëtonte Preng Gjini ka qenë e kushëririt të tij, të cilën e kishte marrë pak minuta para se të shpërthente. Ai ka lënë automjetin e tij tip ” Fuoristradë” dhe më pas ka hipur në makinën tip “Benz Class” të kushëririt. Shpërthimi ka ndodhur pas 10 minutash.
Të vetmet kamera sigurie janë tre të bashkisë së Tiranës, dy prej të cilave në kënde të ndryshme filmimi dhe një tjetër me kënd rrotullues. E ndërsa kamera e sigurisë e rezidencës ushtarake turke besohet se ka filmuar të gjithë skenën. Pamjet filmike janë sekuestruar që ditën e djeshme në Bashki me shpresën e fiksimit të personi që ka aktivizuar tritolin, por edhe të disa subjekteve në zonë.