Detaje nga ekzekutimi i dyfishtë, autorët i zënë pritë. Emrat e viktimave

Në Durrës janë vrarë me kallashnikov dy persona. Anxhelo Avdia dhe 35- vjeçari Dorjan Shkoza. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 14 në Shkozet të Durrësit. Një nga viktimat ka ndërruar jetë në vend dhe ai vijon të jetë i shtrirë në rrugë, teksa tjetri ka humbur jetën rrugës drejt spitalit. Viktimat janë qëlluar nga një mjet në lëvizje, teksa ishin duke ecur me këmbë. Dorjan Shkoza 35-vjeç ka qenë i dënuar me 8 vjet për drogë dhe ka dalë nga burgu në fund të 2010-ës.

Njoftimi i Policisë

Menjëherë në vendngjarje kanë mbrritur forca të shumta policie, si dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona në një perimetër të gjerë. Pika kontrolli janë ngritur edhe nga DVP Tiranë e Fier në aksin rrugor Durrës-Tiranë e Durrës-Lushnjë. Në mbështetje të Policisë vendore janë nisur dhe grupe të FNSH-së së Tiranës, për krehjen e zonës. Për zbardhjen e ngjarjes, në ndihmë të grupit hetimor po shkojnë specialistët e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje, duke grumbulluar dhe fiksuar çdo provë sado të vlefshme që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes.

SHKARKO APP