Detaje nga grabitja në Rinas/Në hetim një ish-polic, rrengu me makinat

Të tjera detaje zbulon për grabitjen e tre ditëve më parë në pistën e aeroportit të Rinasit. Policia po verifikon dy persona që dyshohet se janë përfshirë në grabitje, mes tyre edhe një ish-polic i një komisariati në Tiranë. Sipas ”News 24”, bëhet fjalë për shtetasin me inicialet M.H por nuk është shpallur ende në kërkim. Nga ana tjetër, mësohet se autorët pas grabitjes kishin mirëmenduar se si të shpërqëndronin policinë, duke ndërruar makinat.

Kështu, makina që u gjet e djegur në Bathore nuk mendohet se është përdorur nga autorët, pasi aty ka qëndruar pesë ditët e fundit, por pas ngjarjes ajo është djegur nga një person i veshur me të zeza qëllimisht për të shpërqëndruan policinë dhe mendohet se makina që përdorën në të vërtet autorët është ajo e gjetur në Tapizë, po ashtu e djegur.

Po ashtu, mësohet se autorët morën 15 thasë me para në total dhe se në furgonin e gjetur në Tapizë janë gjetur edhe shenja gishtash të autorëve. Kujtojmë se pas grabitjes, mbeti i vdekur njëri nga grabitësit, Admir Murataj, i identifikuar një ditë më vonë nga bashkëshortja e tij, Albana. Deri tani nuk ka informacion ende për dy personat e tjerë, autorë të grabitjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?