Detaje nga hetimet/ Çfarë e shkaktoi zjarrin ku humbën jetën trinjakët në Durrës
Përfundimet e para të grupit që po heton zjarrin në fshatin Romanat të Durrësit ku humbën jetën trinjakët 3-vjeçarë e kanë përjashtuar shkakun e një rrjedhjeje gazi. Burime nga hetimet i thanë lapsi.al se tre djemtë e mitur kanë qenë të vetëm rreth orës 17.20 në banesën e Gazmend Koçit kur ndodhi ngjarja. Dyshohet se ata kanë gjetur një shkrepse dhe kanë nisur të luajnë me të. Vatra e zjarrit është një kolltuk që dyshohet se ka marrë zjarr nga loja e 3 fëmijëve. Për shkak të sfungjerit flakët janë përhapur menjëherë. Fqinjët që panë tymin thanë se e kishin të pamundur të ndërhynin pasi dritarja ishte e mbyllur me hekura. Dëshmitarët thanë se fëmijët i gjetën të asfiksuar dhe pa shenja jete. Nëna e tyre është larguar për të marrë 2 vajzat e tjera nga shkolla. Trinjakët që humbën jetën kanë lindur në Itali

