Detaje nga kodi i ri zgjedhor, ja kush bëhet deputet. Kryetari i partisë ka në dorë…
Këtë të mërkurë, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë rënë dakord për Reformën Zgjedhore. Lista e kandidatëve për deputetë do të jetë 1/3 e mbyllur, 2/3 pa herës ndërsa me votë natyrale, kalon ai që ka marrë një votë më shumë.
Do të jetë partia ajo që do ketë më shumë fuqi se votuesi për të përcaktuar se kush do të jetë anëtar i parlamentit. 1/3 e listës do të jetë e mbyllur, pra ai që rendit kryetari i partisë do jetë automatikisht fitues ndërsa beteja bëhet për 2/3 të listës, ata që janë poshtë vijës së 1/3 do luftojnë për çdo votë, pasi një votë më shumë bëhet përcaktuese.
Kjo do e bëjë luftën më të fortë brenda partive, por do ta bëjë për një pjesë shumë të vogël mandatesh. Nëse kjo formulë do të ishte aplikuar në vitin 2021, 31 deptuetë do të ishin zgjedhur të mbështetur nga vota e qytetarëve ndërsa 109 të tjerë do të ishin të mbrojtur/favorizuar nga renditja e partisë. Ky është një numër më i lartë se në vitin 2021 ku përfituan nga vota parapëlqyese vetëm 3 kandidatë.
Shpërndarja e mandateve për kandidatët fitues të listës
”Menjëherë pas përfundimit të llogaritjes së rezultatit, sipas nenit 162 të këtij Kodi, KQZ-ja përllogarit shpërndarjen e mandateve për kandidatët fitues për secilin subjekt zgjedhor. Kandidatët e listës shumëemërore që i nënshtrohen votimit parapëlqyes rirenditen në bazë të numrit më të lartë të votave parapëlqyese për secilin kandidat. Kur numri i votave është i barabartë, renditja përcaktohet me short.
Rirenditja sipas kësaj pike përdoret në zbatimin e nenit 164 të këtij Kodi. Mandatet për kandidatët fitues fillimisht shpërndahen sipas renditjes së listës shumëemërore të fiksuar të subjektit zgjedhor dhe në përputhje me renditjen e kandidatëve në të, dhe në rast shterimi të saj vijohet me kandidatët fitues të rirenditur të listës shumëemërore që i nënshtrohen votimit parapëlqyes sipas pikës 2 të këtij neni.
Përllogaritja dhe shpërndarja e mandateve, sipas nenit 162 dhe këtij neni, për çdo zonë zgjedhore miratohet me vendim. Vendimi miratohet për çdo zonë zgjedhore më vete. Ndaj vendimit mund të bëhet ankim administrativ në KAS”, thuhet në dokument.