Detaje nga ngjarja e rëndë në Tiranë, viktima ishte i dehur

Të tjera detaje zbulohen mbi krimin brenda familjes këtë mbrëmje në Tiranë, H.Gj, 74 vjeç ka goditur me thikë djalin e tij A.Gj 37 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, ky i fundit ka ndërruar jetë në spital.
Gjatë konfliktit, autori dhe viktima dyshohet se kanë qenë të dehur ndërsa prezentë kanë qenë edhe familjarë të tjerë.
Viktima ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. E gjithë ngjarja ka ndodhur brenda banesës së tyre, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.