Detaje nga ngjarja në Elbasan, makina e autorit përmbyset me rrota në ajër

Ardilent Shehu është i arrestuari i cili shkaktoi aksidentin mëngjesin e kësaj të marte në aksin Elbasan-Librazhd. Policia është vënë në ndjekje të tij që nga Korça por ai nuk është ndaluar.

Në Elbasan ishte ngritur një postbllok për ndalimin e tij, por sapo ka parë policinë, Ardilen Shehu i ka dhënë edhe më shumë gaz makinës së tij tip ”Passat”, duke u përplasur edhe me dy makina të tjera njëra prej tyre një autoshkollë.

Vetë makina e autorit ka përfunduar me rrota në ajër. Në këtë moment policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e tij ndërkohë që po punohet për të zbardhur të plota rrethanat e ngjarje.

Ngjarja

Një ndjekje nga Korça e një makine me të dyshuar nga policia, ka përfunduar me një aksident në Elbasan në afërsi të Krastës. Ngjarja ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd ku pas ndjekjes së personave të dyshuar, policia ka ngritur edhe një postbllok për ndalimin e makinës me të cilën ata udhëtonin.

Megjithëse policia i ka bllokuar rrugën makinës së të dyshuarve ata nuk kanë ndalur dhe kanë marrë para postbllokun. Thuhet edhe se i dyshuari ka qëlluar edhe me armë.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur të paktën tre të plagosur, ku njëri prej tyre është efektiv i policisë i cili ka pësuar frakturë edhe në këmbë. Pas aksidentit policia ka mundur të arrestojë një nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarje, Ardilen Shehun.

SHKARKO APP