Detaje nga sherri me thika tek “Presidenca”, 4 studentë të plagosur

Katër studentë kanë mbetur të plagosur me thikë mesditën e sotme përballë “Presidencës”.

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se janë 4 studentë të cilët kanë mbetur të plagosur, duke dhënë inicialet e tyre.

Një tjetër i ri është shoqëruar si person që ka dijeni për këtë ngjarje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më poshtë njoftimi i Policisë së Tiranës:

Swiss Digital Mobile Reklama

Informacion paraprak

Më datë 08.05.2018, rreth orës 11:40 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si pasojë e një konflikti të ndodhur, janë dëmtuar me mjete prerëse shtetasit J. Ll., 18 vjeç F. Ll., 18 vjeç K., D., 19 vjeç dhe K. M., 19 vjeç, (studentë).

Shtetasit e dëmtuar janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar 1 person në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?