Detaje nga takimi me strukturat në Shkodër, Rama: Demokratët e kanë derën e hapur
Kryeministri Edi Rama ka qënë sërish në Shkodër ku është takuar edhe me strukturat e socialistëve. Rama është ndalur tek nevoja e anëtarësimeve të reja, thithja e të rinjve rreth kësaj force politike si e vetmja alternative që i ofron mundësi të rinjve dhe vendit. “Duhet të jemi më gjithëpërfshirës në Shkodër, të hapim dyert për të gjithë edhe për demokratët që në Shkodër kemi Benetin kështu që demokratët e kanë derën e hapur”,-mësohet të ketë thënë Rama.