DETAJE/ Pakot postare me pjesë luftarake në Rinas, ja linja tranzit që do ndiqej

Detaje të reja dalin në dritë pas zbulimit të 3 pakove postare me pjesë luftarake në Rinas pasditen e sotme.

Burime nga policia bëjnë me dije për “BalkanWeb” se në pakot e skanuara janë konstatuar pjesë kallashnikovi të cilat ishin nisur nga Tirana.

Gjithashtu mësohet se linja tranzit që do ndiqej për transportin e pakove ishte Tiranë-Greqi-Londër, por destinacioni përfundimtar nuk dihet ende. Nuk dihen ende autorët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja po hetohet nga policia, Prokuroria, shërbimet anti-terror, SHISH dhe strukturat homologe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njoftimi i policisë:

Ne kuader te masave te shtuara antiterror, si ne mbare shtetet europiane edhe Policia e Shtetit dhe organet ligjzbatuese vijojnë zbatimin e një plani te detajuar masash.

Keshtu në datë 24.08.2017, ora 15:40, në PKK Rinas, nga punonjësit e kompanisë “ICTS”, gjatë skanimit të tre pakove të kompanisë postare “DHL”, tranzit kane konstatuar pjesë armësh luftarake.

Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e kësaj vepre penale si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 22 e 278/a të K.P.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?