Detaje/ Policia: Kufoma në Selitë s’ka disa gjymtyrë, 1 vit i vdekur

Një skemë horrori ishte servirrur për banorët e Selitës, teksa kanë parë në rrugë kufomën e copëtuar të një mashkulli.

Burime për bëjnë me dije se dje një banor i zonës ka parë në rrugë një kufomë. Ai ka njoftuar policinë, se ka parë kufomën e një mashkulli, e cila ishte e copëtuar.

Nga këqyrja e parë ka rezultuar se koka është gjetur e shkëputur nga pjesa e trupit. Policia zyrtarisht ka njoftuar se dje rreth orës 11:00, në Kodër Selitë, është gjetur një trup të cilit i mungonin disa gjymtyrë, i skeletizuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nga hetimet paraprake dyshohet se trupi është i seksit mashkull dhe të ketë rreth një vit që ka vdekur”­ njofton policia. Sipas saj, nga veprimet proçeduriale nuk konstatohen dëmtime në pjesën e kafkës. Trupi i gjendur u dërgua për ekzemanim në mjekësinë ligjore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?