Detaje rrëqethëse nga abuzimi seksual me të miturën, 46-vjeçari i bënte komente në facebook: I love you
Blerim Bizgjoni, është 46-vjeçari nga Pogradeci që është vënë në pranga pasi ka abuzuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme me një 13-vjeçare. E mitura deklaroi në Polici se në momentin që shkoi në banesën e Blerimit, një tjetër vajzë ishte aty.
46-vjeçari po përgatiste terrenin për ta trafikuar të miturën jashtë vendit. Mirëpo duket se përndjekja ndaj të miturës vazhdonte edhe në rrjetet sociale. Blerimi komentonte në fotot e 13-vjeçares që publikonte në facebook, duke e cilësuar si gazetare e duke i shprehur dashurinë në sytë e të gjithëve.
“Si gazetare të kam”, “I love you”, emoji me zemra dhe komplimente, shihen të shkruhen në fotot e të miturës. Historia ka nisur që dy vite më parë, por është abuzimi ka ndodhur këtë verë. Më 30 korrik, ai ka marrë vajzën në shtëpinë e tij gjoja për t’u kujdesur, meqënëse familja e saj ishte e varfër. E ëma e ka lejuar, meqënëse vajzat e Bizgjonit ishin moshatare me 13-vjeçare.
Me të shkuar në shtëpinë e abuzuesit, fillimisht me fjalë dhe më pas me prekje, derisa Ditën e Kurban Bajramit, ai ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pasi e ka kërcënuar në ballkonin e shtëpisë. Nga ajo ditë ai ka vijuar abuzimin.