Detaje të reja, autorët i pritën 3 viktimat për rreth 1 orë në mbikalim
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga masakra me tre të rinjtë që uekzekutuar 2 ditë më parë në Fushë-Krujë. Ata u pritën nga atentatorët për rreth 60 minuta në afërsi të mbikalimit. Makina tip ”Volvsvagen Passat”, që lëviznin autorët qëndroi poshtë mbikalimit deri në momentin që automjeti i viktimave u afrua në vendin ku krye atentati.
Sapo autorët, që dyshohet se ishin katër, u sinjalizuan se makina viktimave po lëvizte në drejtim të Laçit, ata morën rrugën që të lidh me mbikalimin dhe i dolën nga prapa automjetit të të rinjve në të njëjtin sens lëvizje. Makina e tyre i ka parakaluar viktimat për t’i dalë përpara ku dhe kanë ndaluar për të zbarzur në drejtim të tyre mbi 50 plumba.
Pasi janë siguruar për ekzekutimin e të rinjve atentatorët, kanë kthyer mjetin tip ”Passat” dhe kanë vijuar lëvizjen në drejtim të Larushkut ku dogjën dhe makinën. Hetimet vijojnë.