Detaje të reja. Në byrektore dy bombola 20-litërshe, shpërthimi nga rrjedhja e gazit (Video)

Identifikohen dy punonjëset e byrektores në Yzberisht, të cilat pësuan dëmtime të rënda nga shpërthimi një një bombole gazi, e cila sipas ekspertëve ka pasur rrjedhje.

Bombula e gazit ka shpërthyer ditën e sotme në Yzberisht në Tiranë, ku kanë mbetur të plagosur dy gra. Punonjësja Ardiana Mesi ka mbetur e plagosur në sy, ndërsa bashkëpronarja Klodiana Simeci ka shembje dhe disa djegie.

Mësohet se në biznes ka pasur dy bombula gazi 20-litërshe dhe grupi hetimor po kontrollon nëse kanë qenë të kolauduara. Shkak i shpërthimit ka qenë rrjedhja e gazit, teksa burimet shtojnë se personi i tretë M.P nuk është regjistruar si i plagosur.

 

SHKARKO APP