Detaje të reja nga SPAK/ Ergys Agasi dhe grupi i tij morën peng biznesmenin Gerond Meçe
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me aksionin e Prokurorisë së Posaçme.
Pengmarrje, dhunë dhe shantazh ky është skandali që SPAK ka zbuluar. Mësohet se Ergys Agasi në bashkëpunim me Ermal Beqirajn dhe anëtarë të policisë së shtetit kanë rrëmbyer biznesmenin Gerond Meçe i cili është tërhequr më pas nga tenderat në lidhje me AKSHI.
Në masën e arrestit në shtëpi është dërguar Hava Delibashi dhe Mirlida Karçanaj.
Sipas hetimeve të SPAK rezulton se biznesmeni Gerond Meçe është marrë peng nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri në bashkëpunim me zyrtarë të Policisë së Shtetit duke e detyruar që të dorëhiqet nga tenderat në lidhje me AKSHI.
Pas disa orësh shantazh ai është detyruar që të heqë dorë edhe nga ankimimet në lidhje me tenderat, që më vonë i janë dhënë biznesmenit Ermal Beqiri.
“Pengmarrje dhunë, shantazh dhe tërheqje nga tenderat. Ky është skandali që SPAK ka zbuluar në Agjencinë Kombëtare të shoqërisë së informacionit. Në masën “arrest në shtëpi” është dërguar Mirlina Karçani dhe zv.drejtoresha e AKSHI-t Hava Delibashi. Masa ndaluese ka edhe për biznesmenët Andi Papas dhe Gëzim Hoxha. Nga hetimet e SPAK rezulton se Ergys Agasi në bashkëpunim me Ermal Beqirin dhe zyrtarë të Policisë së Shtetit kanë marrë peng shtetasin Geron Meçe, një prej biznesmenëve që fitonte më shumë tendera në AKSH dhe pas shantazheve e kanë detyruar të heqë dorë nga gara dhe më pas është tërhequr nga të gjitha tenderat në AKSH”, raportoi gazetarja Klodiana Lala.
Mësohet se është firmosur “Arrest me burg” për Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin.
Ndërkohë “Arrest në shtëpi” është vendosur për drejtoreshën e KSHI Mirilda Karçanaj dhe zv drejtoreshën Hava Delibashin.
Ndërkohë “Pezullim nga detyra” dhe “Ndalim për të dalë jashtë vendit” është lëshuar për Erion Ismailin.
Andis Papa, Gëzim Hoxha, Rogers Rryta janë personat ndaj të cilëve është vendosur masa e sigurisë “Ndalim për të dalë jashtë vendit”.
KOHA JONË SONDAZH

