Detaje të reja nga vrasja e 4-fishtë, qëlloi vetëm një person

Rindërtimi i ngjarjes

Nga burime pranë grupit të hetimit është rindërtuar edhe si ka rrjedhur sherri në lokal. Konflikti nisi në orën 4:20 minuta të mëngjesit të së martës. Në një tavolinë ndodheshin 4 persona miq me njëri tjetrin: Kostandin Xhuvani, Arbër Demiri (viktimë), Albano Ballcaj dhe Erald Sida. Në një tavolinë pranë tyre ishin viktimat Edison Jaho dhe Enea Xhaj.

Sipas deshmisë së siguruar, mes të rinjve ka nisur një sherr fillimisht verbal dhe më pas me grushta dhe sende të forta si tavolina, shishe, karrige, etj.

Për pak sekonda dyshohet se Xhuvani ka nxjerre pistoleten dhe ka qelluar duke vrare 4 veta. Ai ka qelluar drejt Edison Jahos dhe Enea Xhajit, por plumbat kanë goditur edhe shokun e Xhuvanit, 19 vjecarin Arber Demiri dhe një klient tjetër, italianin Paolo Azzolo.

Pas sherrit Xhuvani, Bllacaj dhe Sida kanë marrë zvarrë shokun e tyre, Arbër Demiri dhe e kanë futur në makinë për ta çuar në spital, por ka qenë e kotë pasi ai ka ndërruar jetë.

SHKARKO APP