Detaje të reja nga vrasja e 78-vjeçarit në fshatin Bulgarec
Policia konfirmon se ngjarja e sotme nuk ka të bëjë me vdekje për shkaqe natyrore por është ngjarje kriminale. 78-vjeçari është goditur në kokë me mjete të forta, çka i ka shkaktuar vdekjen. Në komisariat janë shoqëruar të gjithë familjarët dhe të afërmit e viktimës ku u janë marrë deklarimet për konflikte të mundshme. Për të zbardhur dinamikën, motivet dhe autorin/autorët, policia dhe prokuroria po përdorin metoda speciale hetimi. Hetimet janë përqëndruar në dy pista, atë të vjedhjes me pasojë vdekjen pavarësisht se në banesën e viktimës nuk janë konstatuar vjedhje të hollash apo sende me vlerë, dhe vrasja për motive të tjera.
KOHA JONË SONDAZH

