35-vjeçari izolon prindërit në banesë dhe i kërcënon me mjet prerës

Një ngjarje e rëndë familjare është parandaluar nga Policia e Himarës, ku një 35-vjeçar, në gjendje të rënduar psikologjike, kishte izoluar në banesë dy prindërit e tij, duke i kërcënuar me mjet prerës.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur negociata intensive me autorin, me qëllim shmangien e një përshkallëzimi të situatës.

Pas rreth një ore komunikimi, një efektiv policie, ka arritur të krijojë kontakt të drejtpërdrejtë me 35-vjeçarin, duke ndikuar në qetësimin e tij dhe uljen e tensionit. Në momentin e ndërhyrjes, i riu ka tentuar të dëmtojë veten me mjetin prerës, por reagimi i menjëhershëm i policisë bëri të mundur neutralizimin e tij dhe shmangien e pasojave më të rënda, ndërsa prindërit janë shpëtuar pa lëndime.

Swiss Digital Desktop Reklama

35-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe më pas është transportuar drejt Spitalit Rajonal Vlorë, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe është referuar për trajtim të specializuar në shërbimet psikiatrike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?