Detaje të reja nga vrasja në “Don Bosko”. Çfarë deklaruan për policinë dy prej të plagosurve

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi ditën e djeshme Tiranën, ku mbeti i vrarë Erion Çela dhe u plagosën 4 të tjerë, mes tyre edhe vëllai i viktimës.

New24 njofton se targat e mjetit me të cilën lëvizën autorët rezultojnë të vjedhura në Vorë.

Ndërkohë nga policia janë marrë në pyetje dy të plagosurit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se 19 vjeçari Azbi Selmanaj, ka thënë se ishte në lokal dhe se nuk kishte njohje me të plagosurit dhe viktimën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa një i plagosur tjetër ka treguar se ka udhëtuar nga Durrësi për në Tiranë për të takuar miqtë e tij në ‘Don Bosko’, ku edhe ndodhi ngjarja.

Sakaq viktima, Erion Çela kishte një dyqan cigaresh dhe shpesh ftonte të vëllain, dajën ose ndonjë mik për të kaluar pasditen në lokalin ngjitur me dyqanin e kafes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?