Detaje tronditëse/ Fëmija i mbuluar në gjak, i shkoi nënës në prehër
Detaje të reja dalin nga vrasja e dyfishtë e ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shkodër. Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e dyfishtë e ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shkodër. Viktimat janë shtetasit Borhan Bërçama, ish-efektiv policie në Pukë, dhe gruaja e tij Silvi Ndoci 22 vjeç.
Gazetarja Anila Prifti ka rrëfyer disa detaje rrëqethëse nga ngjarja e rëndë. Prifti shprehet se fëmija i mitur u gjet me rroba të gjakosura, ndërsa pasi ndaluan krismat, i shkoi nënës së vrarë në prehër.
“Kur dy vjeçari u zgjua ishte në ndënjesen e pasme të makinës kurse krismat pushuan. Para, ishte nëna e tij ; ai i shkoi asaj në prehër. Me krahë i mbuloi gjoksin e shpuar nga plumbat dhe e shikonte në fytyrë.
Përbri, babai i tij gjithashtu ishte vrarë me bresheri automatiku. Policët e gjetën foshnjen me rrobe të gjakosura, nuk nxirrte zë. Duhet ti kem kaluar 20 vjet në këtë profesion të çmendur, por kurrë skam dëgjuar e parë një skenë të tillë. Ndodhi sot në Shkodër.”- rrëfen gazetarja rreth krimit mafioz.
KOHA JONË SONDAZH

