Detajet dhe procedurat/ Hapet faza e dytë e aplikimit për studime në Itali

Dje është çelur faza e dytë e aplikimeve për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të ndjekin një program studimi Bachelor, Master apo Doktoraturë në Itali. Në një intervistë për ‘Gazeta Shqiptare’, drejtuesja e patronatit INAS Albania, Beskida Aliaj tregon të gjitha hapat që duhet të ndjekin aplikantët për t’u shpallur fitues si dhe dokumentacionin e plotë që duhet të paraqesin.

Studentët duhet të dinë se kërkohet një llogari rrjedhëse personale e hapur në një bankë italiane e pranishme në Shqipëri, që vërteton zotërimin nga ana e aplikantit, të një shume minimale prej 5890 euro/vit. Gjithashtu, kandidatëve iu kërkohet edhe një deklaratë për vendbanimin në Itali, sigurimi shëndetësor si dhe certifikimi i njohjes së gjuhës italiane të një niveli jo më të ulët se B2.

Cilat janë hapat që duhet të ndjekin studentët në fazën e dytë të aplikimit për të studiuar në Itali?
Studentët që i përkasin juridiksionit të Zyrës Konsullore të ambasadës italiane në Tiranë dhe kanë aplikuar për regjistrim universitar në Zyrën Konsullore mund të aplikojnë për një vizë studimi “në regjistrimin universitar” duke lënë takim me Zyrën e Vizave, nëpërmjet prenoto Online, duke filluar nga data 1 gusht 2018.

Swiss Digital Desktop Reklama

A ndryshon procedura për ata që aplikojnë për degët me numër të mbyllur?
Studentët që dëshirojnë të regjistrohen “Në degët me numër të mbyllur” mund të paraqesin kërkesën për vizë vetëm në momentin që e kanë kaluar testin e pranimit. Për ta marrë këtë provim, studentët me shtetësi shqiptare do të mund të shkojnë në Itali pa vizë. Studentët duhet të prezantojnë në momentin që bëjnë kërkesën për vizë një vërtetim të lëshuar nga vetë universiteti i përzgjedhur që tashmë janë pranuar nga universiteti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?