Detajet e aksidentit tragjik në Rrogozhinë, 27-vjeçarin e prisnin në shtëpi pas kthimit nga Itali

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi këtë të enjte në aksin Rrogozhinë-Peqin. Viktima, Festim Meqi, 27 vjeç, sapo kishte ardhur nga Italia nëpërmjet portit të Durrësit.

Aty ka marrë makinën tip “Benz” me qira për të shkuar në shtëpi në Sinaballaj të Rrogozhinës. Në shtëpi ku e prisnin familjarët nuk mbërriti dot kurrë sepse udhëtimi iu pre në mes nga aksidenti rrugor.

Një parakalim i gabuar solli përplasjen ballore me kamionin duke i marrë jetën në vend të riut. Aksidenti i frikshëm u regjistrua paraditen në zonën e njohur si ‘Bishti i Zhurit’ ku makina tip “Benz” që drejtohej nga viktima u përplas kokë më kokë me mjetin e tonazhit të rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përplasja e dy automjeteve ka qenë tejet e fortë, çka ka bërë që makina tip “Benz” të shkatërrohet plotësisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?