Detajet e operacionit antidrogë. Policia në Nikël për zbulimin e parcelave me kanabis, 10 të shoqëruar

Të tjera detaje dalin në dritë nga operacioni i Policisë së Shtetit sot në zonën e Niklës, për zbulimin e parcelave me kanabis. Burime bëjnë me dije se deri më tani janë sekuestruar 10 persona, ndërsa janë zbuluar fidanë dhe kubikë me kanabis.

Mësohet se në operacion, ku marrin pjesë Forcat Renea, FNSh e Tiranës, FNSh Fier dhe Policia e Durrësit, po ushtrohen kontrolle në zonën e Niklës, si dhe në sera, magazina, banesa e zona të pyllëzuara.

Aksioni në fjalë vjen pas monitorimeve me drone nga ana e Policisë së Shtetit dhe nga ajri nga GDF.
Kujtojmë se operacioni në fjalë po drejtohet nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj dhe Drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike Gjovalin Loka.

SHKARKO APP