Detajet e policisë sesi maskat grabitën bankën këtë mëngjes
Filiali i një banke të nivelit të dytë është tentuar të vidhet në Tiranë gjatë orëve të para të mëngjesit.
Burimet policore bëjnë të ditur se rreth orës 03:50, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, pranë urës së Limuthi, persona të paidentifikuar kanë hapur me forcë deren e një filiali banke dhe kanë tentuar të vjedhin kasafortën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Mendohet se grabitësit kanë kërcënuar rojen dhe kanë hyrë në objekt. Burimet thonë se ata kanë qënë tre përsona.
Grabitësit kanë qenë të maskuar dhe të armatosur dhe kështu kanë bërë grabitjen e radhës me dhunë dhe armë duke marre edhe një shumë të madhe barash që pritete te verifikohet në orët në vijim.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes identifikimin dhe kapjen e autorëve.
KOHA JONË SONDAZH

