Detajet e protestës, ja marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë

Opozita ka thirrur sot në mesditë një protestë para godinës së qeverisë, ndërsa ajo mund të jetë një ndër protestat më të mëdha qytetare të viteve të fundit. Disa mijëra qytetarë, mbështetës ose jo të opozitës, janë nisur në mënyrë të organizuar apo individuale drejt Tiranës, ndërsa disa mijëra të tjerë, banorë të kryeqytetit do ti bashkohen protestën në orët në vijim.

Por si do të marshojnë protestuesit drejt godinës së qeverisë?

Grumbullimi i protestuesve do të bëhet në zonën e sheshit Skënderbej në Tiranë, apo rreth tij. Deputetë të opozitës dhe drejtues të degëve të PD-së tashmë kanë dhënë udhëzimet përkatëse për vendgrumbullimet, ndërsa të gjithë protestuesit do të bashkohen në hyrje të bulevardit, diku pranë Ministrisë së Brendshme, për të vijuar ecjen drejt Kryeministrisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë një tjetër grupim, i kryesuar nga Lulzim Basha, Kryetar i PD-së, do të niset nga selia e kësaj partie, duke përshkruar në këmbë rrugën deri te ura kryesore e Lanës në bulevard.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burime nga PD shprehet se kjo do të jetë pika e bashkimit të të gjithë protestuesve, të cilët më pas do të zhvendosen deri para godinës së Kryeministrisë. Mësohet se nga vetë partitë e opozitës do të krijohet një kordon sigurie për të mos lejuar provokime apo përplasje mes turmës dhe policisë, apo anasjelltas me synim shmangien e incidenteve.

Një tjetër e veçantë e protestës është se përmes videos do të flasë edhe Dritan Zagani, ish-oficeri i policisë që denoncoi i pari lidhjet mes Sajmir Tahirit dhe Habilajve. Në podiumin e improvizuar para Kryeministrisë, pritet të ngjiten qytetare të shtresave dhe moshave të ndryshme, që do të përcjellin mesazhet mbi problemet dhe hallet e përditshme, ndërsa nuk do të mungojnë mesazhet politike nga drejtues të partive të opozitës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?