Detajet e reja. Si u vra gjyqtarja në Tiranë
Ora News zbardh dinamikën e vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi.
Burimet nga prokuroria i thanë Ora News se viktima kishte hipur në makinë dhe po vendoste rripin e sigurimit kur Fadil Kasemi i cili gjendej rreth 10 metra nga pjesa e pasme e makinës është afruar me shpejtësi dhe ka qëlluar menjëherë në drejtim të saj.
Në atë moment xhami i makinës ka qenë gjysmë i hapur dhe nuk ka pasur asnjë komunikim mes njëri tjetri.
Pamjet filmike që kanë fokusuar kamerat e sigurisë aty pranë tregojnë se 53 vjeçari ka qëlluar dy herë.
Burimet pranë grupit hetimor i thanë Ora News se “goditja e parë është bërë nga një largësi rreth 20 cm, ndërsa goditja e dytë nga një distancë edhe më e afërt”
Vrasja ndodhi dje pranë Xhamllikut, aty ku gjyqtarja banonte me dy fëmijët e saj.

