Detajet/ Ishte përzier me qymyr, si u largua anija me kripë nga Durrësi drejt Kroacisë (Dokument)

Të dhëna të tjera vijnë nga Durrësi në lidhje me anijen “Sea Scaner” që u largua nga Porti i Durrësit. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se anija u largua sot në orën 2:30 të mëngjesit dhe i është drejtuar portit të Rijekës në Kroaci.

Arratisja e saj është bërë pa marrë leje nga asnjë prej autoriteteve portuale në Durrës. Kapiteni i Portit të Durrësit Taulant Allka në një intervistë për “BalkanWeb” tha se tre ditë më parë anija i ishte drejtuar radës së jashtme pas konfliktit tregtar që kishte kompania pritëse e mallit me transportuesin për shkak të cilësisë së mallit.

anija-durres

Swiss Digital Desktop Reklama

Anija më herët kishte ngarkuar qymyr dhe pa u pastruar depozita e anijes ishte ngarkuar me kripë. Çka ka bërë që kompania pritëse e mallit të vërejë që kripa ishte jashtë cilësisë së duhur se ishte përzierë me qymyr.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky konflikt bëri që kapiteni sirian i anijes t’i japë urdhër ekuipazhit me 12 anëtarë të tjerë egjiptianë të largohen nga Porti i Durrësit në orën 2:30 të mëngjesit. Për më tepër mësohet se malli nuk ishte i siguruar, pra siguracioni nuk mbulonte dëmin e shkaktuar.

anija-durres-1

“Kapitaneria ka lajmëruar vendet partnere dhe kapiteni pritet të përballet me masa ndëshkuese sipas ligjeve ndërkombëtare ujore”, tha Taulant Allka.

I pyetur për dyshime nëse anija ka pasur emigrantë, Allka tha se anija nuk është kontrolluar por e përjashtoi si mundësi pasi konflikti ishte tregtar midis palëve. Largimi i një anijeje nga Shqipëria në formë të tillë ka ndodhur vetëm në vitin 1997.

anija-ne-durres-2

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?