Detajet/ Shkëmbim zjarri mes disa makinash, si u plagos i riu te “Komuna e Parisit”

Pak minuta pasi 24-vjeçari L.H., 24 vjeç u plagos në shpatull tek Komuna e Parisit, policia e kryeqytetit jep detaje për ngjarjen.

Mësohet se ai është plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit mes disa makinash që lëviznin, duke terrorizuar edhe banorët e zonës.

Policia po punon për identifikimin e autorëve dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Informacion paraprak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datë 03.08.2017, në Numrin e Emergjencave 112, rreth orës 19:55, ka ardhur një telefonatë për shkëmbim zjarri në kryqëzimin e Komunës së Parisit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ka pasur një shkëmbim zjarri midis disa mjeteve, ku për pasojë ka mbetur i plagosur në shpatull shtetasi L.H., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit. Vazhdon krehja e zonës.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?