Detajet tronditëse nga abuzimi me 13 vjeçaren, si e denoncoi e mitura babain e shoqes
Detajet tronditëse nga abuzimi me 13 vjeçaren, si e denoncoi e mitura babain e shoqes
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e Verdovës, ku një 46-vjeçar ka abuzuar seksualisht me shoqen e të bijës, 13 vjeçe. Ka qenë vajza e autorit ajo që ka kuptuar se mes shoqes së saj dhe të atit kishte nisur një marrëdhënie duke i kërkuar asaj që të mos e vazhdonte me tej këtë marrëdhënie por pa ditur se e mitura po abuzohet.
Kërkesa e shoqes, bijë e babait dhunues ka qenë edhe hapi i parë që 13 vjeçarja të merrte guximin për të folur në lidhje me atë që po përjetonte prej mese një muaji.
Pasi ka mësuar se çfarë po ndodhte në të vërtetë 13 vjeçar vjeçarja e abuzuar i ka thënë se ajo duhet t’i kërkonte të atit për shkak se ai po abuzonte me të.
Në këtë situatë vajza e Blerimit i ka pohuar 13 vjeçare se asnjë nga anëtarët e familjes nuk mund t’i fliste të atit lidhur me këtë çështje për shkak se ai ishte i dhunshëm. Në këto kushte e mitura ka vepruar vetë duke denoncuar 46 vjeçarin.
Ajo ka kërkuar të takohej me operativin e zonës dhe pasi ka biseduar me të ka shkuar e shoqëruar nga e ëma në komisariat për të bërë denoncimin. Në rend kronologjik vajza ka pohuar se prej një viti shkonte në shtëpinë e Blerimit pasi ishte shoqe me vajzën e tij dhe se disa herë ai e kishte ngacmuar me fjalë deri në ditën e Bajramit kur ai ka abuzuar me të.
Akti është kryer gjatë natës në ballkonin e shtëpisë për disa orë duke e dhunuar edhe fizikisht në mënyrë monstruoze vajzën. 46 vjeçari ka kërcënuar vazhdimisht të miturën që ajo të mos denonconte ndërsa e përdhunonte sistematikisht gjatë kësaj periudhe.
Nga ana tjetër hetimi është shtrirë edhe me gjerë në lidhje me një tjetër të mitur pas deklarimeve të vajzës së kur ajo shkoi në banesë, një tjetër vajzë që Blerim e zboi ka qenë aty.