Detajet/ U dërgua i vdekur në spital, “gjurmët” që po kërkon policia në telefonin e dibranit

Mësohen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë mëngjes në Dibër, ku 42-vjeçari Alban Kaloshi u dërgua i vdekur në spital. Policia e Dibrës thotë se po punon intensivisht për të zbuluar identitetin e dy personave që e dërguan Kaloshin të pajetë në urgjencën e spitalit dhe u zhdukën më pas.

Ndërsa eksperti mjeko-ligjor që këqyri trupin e viktimës tha paraprakisht se vdekja i ka ardhur nga një plumb në kraharor, policia ka sekuestruar telefonin e viktimës aty ku shpreson të gjejë ndonjë gjurmë, që të çojnë tek motivet e vrasjes së tij, apo autorët e mundshëm.

Grupi hetimor ka nisur sakaq edhe shoqërimin e personave me të cilët dyshohet të jetë shoqëruar dibrani gjatë orëve të mbrëmjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se ai u dërgua sot rreth orës 03.30 të mëngjesit në urgjencën e Spitalit Rajonal pa shenja jete, ndërkohë që policia nuk e ka ende të qartë nëse bëhet fjalë për vrasje, apo për një ngjarje aksidentale./BW

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?