DETAJET/ Vrasja në Vlorë për gardhin që ndante tokat, si e qëlloi fqinjin brenda në banesë me thikën e bukës
Dy fqinjët Ilir Kadare dhe Mystehak Selimaj nga fshati Ploç i Vlorës grindeshin vazhdimisht për gardhin që ndante pronat e tyre, por mbrëmë sherri ka kaluar çdo limit duke përfunduar me një viktimë. “BalkanWeb” ka mësuar sot detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi Vlorën dje në orën 20:30 të mbrëmjes, ku Ilir Kadare, 57 vjeç u vra me thikën e bukës nga fqinji i tij Mystehak Selimaj, 54 vjeç.
Konflikti mes tyre fillimisht ka qenë verbal, e më pas është acaruar. Në debat e sipas Selimaj, 54 vjeç ka hyrë brenda banesës së tij ka marrë thikën e bukës dhe e ka qëlluar në bark fqinjin.
Ndonëse është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës, nuk ka mundur të mbijetojë, pasi plaga që ka marrë ka qenë tepër e rëndë.
POLICIA
Policia, e njoftuar për krimin, shkoi me shpejtësi në vendin e ngjarjes, ku konstatoi se mes dy fqinjëve kishte ndodhur konflikti për motive të dobëta. “Është bërë identifikimi i shpejtë i autorit të krimit, i cili u gjet në banesë, bashkë me armën. U bë arrestimi në flagrancë i Mystehak Selimajt. Vijojnë hetimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, pohoi Policia e Vlorës në njoftimin paraprak për krimin e radhës për motive pronësie. /BW/
KOHA JONË SONDAZH

