Detajet/ Zhdukja e studentes shqiptare në SHBA, vendoset 25 mijë dollarë dëmshpërblim

Prej 11 ditësh aktorja shqiptare Adea Shabani rezulton e zhdukur në SHBA. Autoritetet amerikane kanë vënë në dispozicion një shumë prej 25 mijë dollarësh për të gjithë ata që japin informacion për gjetjen e vajzës shqiptare nga Maqedonia.

“Kanë kaluar 11 ditë, ne jemi të frikësuar, por po lutemi që Adea të jetë mirë”, tha shoku i saj Christian shkruan sajti amerikan ‘ABC7’. Mes të tjerash ata tregojnë se kur nisën t’i shkruanin Adeas, dhe kjo e fundit nuk po u kthente përgjigje nisën të merakoseshin pasi kjo sjellje nuk ishte në tipin e saj. “Kjo është në karakterin e saj. Ajo është një vajzë shumë e përgjegjshme,” tha shoku u saj.
Ndërkohë Jayden Brant, hetuesi privat i punësuar nga nëna e vajzës tha se nuk ka asnjë dëshmi nëse 25-vjeçarja donte t’i bënte keq vetes. “Nuk kemi dëshmi se ajo është arratisur, apo është zhdukur vullnetarisht. Nuk dimë nëse ajo donte të dëmtonte veten” tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

ZHDUKJA E AKTORES
Që prej 11 ditësh aktorja shqiptare Adea Shabani që jeton në SHBA është zhdukur pa lënë gjurmë, lajmi i cili ka bërë xhiron e mediave botërore. Shqiptarja nga Maqedonia që ka luajtur në filmin “All or nothing”, ndërsa jeton prej 2 vitesh në Los Angeles, për të ndjekur ëndrrën e saj drejt Hollywood-it.

Swiss Digital Mobile Reklama

adea1

Shqiptarja studion për aktrim, ndërsa hera e fundit që ishte parë ishte pikërisht më 23 shkurt afër bllokut 1700 në Wilcox Avenue, disa blloqe larg Teatrit të Famshëm Kinez në mes të Hollywood. Nëna e aktores, sapo u njoh me lajmin, udhëtoi nga Maqedonia drejt SHBA-ve, pasi bëri denoncimin në polici angazhoi dhe një hetues privat për të rënë në gjurmët e vajzës së saj. Aktualisht policia vijon kërkimet për gjetjen e vajzës shqiptare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?