Detaji i çuditshëm/ Si i buzëqeshi fati policisë në kapjen e 1 ton droge
Rreth 1 ton drogë u kap mesnatën e kaluar në një operacion të policisë. Pas sinjalizimit të radarit të Policisë Kufitare në Hoxharë, u arrestua një shqiptar dhe një Italian.
Por nga burime nga policia Vlorë bëjnë me dije se kapje e kësaj veliere me drogë ka qenë “fat”, pasi kjo e fundit ka pësuar defekt. Velierës me drogë i është prishur motori dhe nuk ka mundur të lëvizë. Skafistët kanë tentuar ta vënë në lëvizje mjetin, gjë e cila ka rënë në sy duke lajmëruar policinë.
Këta të fundit, pas sinjalizimit, kanë mbërritur në vendngjarje ku kanë bërë të mundur sekuetrimin e sasisë së drogës dhe arrestimin e dy skafistëve. Sekuestrimi i sasisë së madhe të drogës, për rrjedhojë, është bërë si pasojë e një defekti në motorin e velierës, gjë e cila ka favorizuar policinë t’i kapë.
Nëse nuk do të kishte pësuar defekt, droga do të ishte nisur qetësisht për në destinacion dhe policia nuk do të kishte buzëqeshur fati duke ndenjur në errësirë si shumicën e rasteve.

