Deti 8 ballë në Durrës, nuk ankorohen dy tragete nga dallgët

Dy tragete nuk kanë mundur të ankorohen paraditen e sotme në portin e Durrësit për shkak të dallgëve të mëdha dhe erës së fortë. Aktualisht, 2 tragetet po qëndrojnë në radë për shkak të detit të trazuar. Tragetet ishin nisur nga Bari dhe transportonin të dy sëbashku 427 pasagjerë. Kapiteneria e portit të Durrësit ka bërë me dije se për shkak të detit të trazuar janë pezulluar përkohësisht lundrimet nga ky port.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?