Deti largohet nga vija bregdetare në Shëngjin, shfaqet fenomeni i zbaticës
Fenomeni i zbaticës është rikthyer sërish në brigjet e Shëngjin, ku në pjesën qendrore të plazhit, deti është tërhequr rreth 20 metra larg vijës së zakonshme bregdetare.
Kjo tërheqje ka nxjerrë në pah një hapësirë të gjerë me rërë dhe ka bërë më të dukshme ambientet e bizneseve që gjatë sezonit veror ndodhen shumë pranë bregut. Pamjet kanë tërhequr vëmendjen e banorëve dhe vizitorëve, të cilët shprehen se fenomeni përsëritet çdo vit dhe shfaqet kryesisht në periudha të caktuara.
Specialistët e mjedisit shpjegojnë zbaticën me faktorë natyrorë, përfshirë ndryshimet e presionit atmosferik, drejtimin dhe forcën e erërave, si dhe lëvizjen e masave ujore.
Një dukuri e ngjashme ishte regjistruar edhe rreth tre vite më parë në Shëngjin, kur deti ishte tërhequr dukshëm nga bregu, duke zbuluar sipërfaqe të mëdha rëre. Edhe atëherë, fenomeni u konsiderua si një proces natyror, i lidhur me kushtet atmosferike dhe dinamikën e ujërave, duke u përsëritur periodikisht në këtë zonë bregdetare.
KOHA JONË SONDAZH

