Deutsche Telekom merr çmimin “International Customer Experience”

 

Deutsche Telekom fitoi vendin e parë në kategorinë e "biznesit ndërkombëtar" për programin e analizës ndërkombëtare të përvojës së konsumatorëve. Ky program i quajtur si "Zëri i Klientit" është një mjet shumë i sofistikuar për vlerësimin e perceptimit të konsumatorëve në 12 tregjet evropiane ku Deutsche Telekom ka lënë gjurmë. Ajo përfshin të gjitha pikat kryesore që prekin konsumatorët, duke përfshirë shërbimin ndaj abonentëve me pakicë, vetë-shërbimin si dhe biznesin online, duke mbuluar klientët që kanë telefoni fikse dhe të lëvizshme.

Të gjitha kompanitë e shërbimit që vendosin konsumatorin në qendër të biznesit  kanë në dorë çelësin e suksesit. Deutsche Telekom, e cila është prezente së fundmi edhe në Shqipëri me Telekom Albania, e ka konfirmuar në mënyrë të qartë këtë. Kjo, pasi përvoja e mirë e konsumatorëve përbën një nga katër shtyllat strategjike të saj si udhëheqëse e telekomunikacionit në Europë. Tani angazhimi i saj për përvojën më të mirë të konsumatorëve ka fituar mirënjohje ndërkombëtare në Mbretërinë e Bashkuar duke marrë çmimin e përvojës më të mirë të konsumatorit.

"Ne jemi shumë të emocionuar për këtë çmim pasi përfaqëson përpjekjet tona të vazhdueshme për të qenë zgjedhja më e mirë për klientët tanë.        Programi i aplikuar është pasqyra e cila na mundëson të shikojmë se si klientët perceptojnë biznesin tonë dhe cilësinë e shërbimit. Kjo na lejon të dëgjojmë dhe kuptojmë "Zërin e klientëve tanë", dhe të reagojmë në përputhje me rrethanat ", thotë Attila Keszeg, Zv/President, përgjegjës për Përsosmërinë Tregtare në Europë për Deutsche Telekom.

"Të dhënat që marrim nga programi lidhur me perceptimin e konsumatorëve i zbatojmë shumë shpejt për të përmirësuar më tej eksperiencën e konsumatorit. Programi mbështet plotësisht angazhimin tonë strategjik për të ofruar përvojën më të mirë kundrejt konsumatorit si marka që udhëheq tregun europian të telekomunikacionit."

Rreth 5 milion reagime të konsumatorëve janë pranuar vitin e kaluar, duke përdorur një metodologji të veçantë, bazuar në të njëjtin pyetësor dhe sistem raportimi. Kjo nismë e shtrirë në mbarë Europën, lejon të marrësh reagimet e konsumatorëve në kohë reale nëpërmjet intervistave, e-mail, SMS ose përgjigje interaktive me zë.

Për shembull, bazuar në reagimet e marra nga konsumatorët, në kërkim të përmirësimit të roaming, T-Mobile në Hollandë prezantoi një opsion të ri vetëm për fundjavën të quajtur Travel & Surf. Në mënyrë të ngjashme, në Maqedoni, reagimet e konsumatorëve raportonin për pritje të gjata në dyqanet e shitjes me pakicë. Makedonski Telekom mori masa të menjëhershme, të cilat rezultuan në përgjysmimin e kohës së pritjes. Në të dyja rastet, masat e menjëhershme çuan në rritjen e ndjeshme të kënaqësisë së konsumatorëve.

Çmimi për përvojën më të mirë të konsumatorit jepet për të gjashtin vit duke  tërhequr një interes në rritje në të gjithë Europën si nga korporatat e mëdha ashtu edhe bizneset fillestare. Hyrje të reja janë regjistruar sipas kritereve të paracaktuara nga një panel i gjyqtarëve formuar nga ekspertë të të gjithë industrive.

 

SHKARKO APP