Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 14:56 168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit Studentët janë mbledhur sërish para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, duke shënuar ditën e 168-të të protestës. Me pankarta dhe thirrje si “Dorëheqje” dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Deutsche Welle: Ekonomistët kanë rezerva për mini-Shengenin Ballkanik

Aktualitet E hënë, 11 Nëntor 2019 09:39
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Liderët e Ballkanit Perëndimor në Ohër të Maqedonisë së Veriut diskutuan iniciativat për thellimin e bashkëpunimit ekonomik përmes lëvizjes së lirë të njerëzve e mallrave. Por ekonomistët kanë rezerva për mini-Shengenin.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç kanë miratuar një deklaratë me një listë të përparësive dhe masave, me të cilat synojnë të përmirësojnë bashkëpunimin rajonal.

“Republika e Maqedonisë së Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE, ndërsa besoj, se edhe i gjithë rajoni nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në Union. Ne punojmë gjithsesi t’i shfrytëzojmë të gjitha potencialet dhe mundësitë të cilat i kemi para nesh dhe ta përparojmë cilësinë e jetesës në të gjithë rajonin. Ta afrojmë të gjithë rajonin dhe t’i shfrytëzojmë të gjitha potencialet që do të sjellë jetë të mirë për të gjithë rajonin”, ka deklaruar kryeministri maqedonas Zoran Zaev duke lexuar deklaratën e miratuar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Vuçiç: Nuk ka asgjë të keqe tek ideja e bashkëpunimit rajonal

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se nisma nuk asnjë qëllim tjetër pos përfitimeve ekonomike dhe lëvizjes së lirë të njerëzve mes shteteve të rajonit. “Kjo paraqet të ardhme për shtetet dhe popujt tanë. Këtu nuk ka asnjë Jugosllavi, por vetëm jetë më të mirë për qytetarët tanë, më normale, më kualitative, që më lehtë të lëvizim, ambient për jetë normale, e jo për konfrontime e urrejtje”, ka thënë Vuçiç.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Edi Rama: Kosova e ka vendin në këtë iniciativë rajonale

Kurse kryeministri shqiptar, Edi Rama në fjalimin e tij është ndalur kryesisht në mospjesëmarrjen e Kosovës, e cila ishte ftuar në këtë takim. Rama ka thënë se e ka të paqartë mospjesëmarrjen e Kosovës para se gjithash arsyetimin, se nuk mund të jetë pjesë e takimeve me shtetet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, duke theksuar se Kosova në pesë e vitet e fundit ka marrë pjesë në nisma të ndryshme rajonale e ndërkombëtare, së bashku me Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, edhe pse këto nuk e kanë njohur Kosovën.

Mund t'ju interesojë

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS

Para 12 minutash
Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Para 19 minutash
Berisha mbron Elisa Spiropalin

Berisha mbron Elisa Spiropalin

Para 1 ore

Kreu i qeverisë shqiptare mospjesëmarrjen e Kosovës e ka quajtur “vetëpërjashtuese” nga kjo nismë rajonale, e cila sipas Ramës, ka rëndësi të madhe për shkak të lehtësirave të shumta që ofron për katër liritë themelore të Bashkimit Evropian: liria e lëvizjes së njerëzve, liria e lëvizjes së mallrave, liria e lëvizjes së kapitaleve dhe liria e lëvizjes së shërbimeve. “Nuk ka asgjë të re në këto nisma nga ajo që jemi dakordësuar në të gjitha takimet e fundit, në të gjitha nismat, e që ka të bëjë me lëvizjen e lirë të qytetarëve, pa radhë të gjata, pa kontrolle, pa ryshfete. Nuk bëhet fjalë për asnjë union doganor”, ka deklaruar Rama.

Bosnje-Hercegovina ka rezerva për nismën rajonale

Kur bëhet fjalë për Bosnjë e Hercegovinën, qëllime më të rëndësishme politike të jashtme dhe prioritetet të shtetit mbeten stabiliteti afatgjatë, paqja e qëndrueshme dhe progresi ekonomik ka thënë kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës Denis Zvizdiq. “Është me rëndësi që në mënyrë të drejtë të veçohen prioritetet, secili vend i rajonit ka prioritetet e tij, duhet të ndërtohen në nisma rajonale, ndërsa në mënyrë më të mirë është, nëse prioritetet e secilit vend individualisht mund të shndërrohen në interes të përbashkët. Kur flitet për çfarëdo qoftë lloji të nismës rajonale, këtu krahas bashkëpunimit duhet në mënyrë tejet serioze të vendoset edhe termi barazi midis vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Zvizdiq.

Reagimet e para për mini-Shengenin ballkanik

Kryetari i opozitës maqedonase, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski vlerëson se për idenë e mini-Shengenit, kryeministri, Zoran Zaev shumë pak ka folur në opinion dhe gjithçka që dihet është nga mjetet e informacionit. Për ne nuk ka alternativë tjetër përveç asaj për të cilën flasim gjithë kohën, anëtarësimi i plotfuqishëm në suaza të Bashkimit Evropian, ka thënë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski. “Edhe në të kaluarën, edhe tani do e përsërisim qëndrimin e njëjtë, se çdo mundësi të cilën Maqedonia mund ta shfrytëzojë, është që të përmirësohet cilësia e jetesë së qytetarëve, duhet të shfrytëzohet, por kjo zgjidhet me marrëveshje dypalëshe”, shprehet Mickoski.

Ekonomistët pro dhe kundër mini-Shengenit

Daniella Arsovska, kryetare e Lidhjes së Odave Ekonomike vlerëson se problemet ekonomike vështirë se do të zgjidheshin me Mini Shengen. Sipas saj, shprehimisht Maqedonisë nuk i duhet një projekt i tillë meqë ekonomia e brendshme nuk do të përfitojë nga ideja, pasi edhe për momentin shumë çështje për biznesin e transportit në rajon janë zgjidhur me marrëveshje ekzistuese. “Nga këndvështrimi i Maqedonisë, ne nuk shohim se mund të fitojmë shumë nga një aleancë e tillë, ose me një ndarje të tillë në mikro-rajon, me vetëm tre shtete. Ne e themi këtë, sepse Serbia me këtë do të kishte dalje në portin e Selanikut dhe përmes Shqipërisë në portin e Durrësit. Nga këndvështrimi i Shqipërisë, një bashkëpunim i tillë iu mundëson atyre të përparojnë në drejtim të asaj, që ne e kemi zbatuar tashmë”, thotë Daniela Arsovska.

Drejtori i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-perëndimore Driton Iseni, vlerëson, se kjo ide është e mirë vetëm nëse në të përfshihen të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë dhe Kosova dhe Mali i Zi. “Gjithsesi duhet të përfshihen të gjitha shtetet, edhe Kosova edhe Mali i Zi dhe jo për arsye politike disa shtete të lihen anash. Ideja e bashkëpunimit rajonal është ajo që i ka paraprirë edhe Bashkimit Evropian. Ne si sektor i biznesit e përshëndesim këtë ide mbase kjo duhet të jetë dhe fillim i një mentaliteti të ri për të frymuar këto vende në mënyrë evropiane me atë që do të shihen mundësitë se si të tejkalohen problemet që janë evidentuar me CEFTA-n”, thotë Iseni.

Petar Goshev ekspert i çështjeve ekonomike thotë se çdo relativizim i kufijve kontribuon në lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave. Ideja e mini-Shengenit mund të ndihmojë në realizimin e më shumë projekteve të përbashkëta që kanë të bëjnë me përmbushjen e kritereve që kërkohen nga Brukseli për anëtarësimin e vendeve të rajonit në familjen evropiane, megjithëse thekson se çdo shtet do të notohet ndaras për arritjet e saj “Kjo ide nuk duhet të paraqesë iluzionin se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në bllok do të anëtarësohen në Bashkimin Evropian”, shton Goshev.

Takimi i radhës së liderëve të Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Durrës më 21 dhjetor, ku do të jetë sërish e ftuar edhe Republika e Kosovës./DW

Etiketat e lidhura

Deutsche WelleMini Shengeni Ballkanik
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit
Para 3 minutash

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS
Para 12 minutash

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS
Para 19 minutash

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Berisha mbron Elisa Spiropalin
Para 1 ore

Berisha mbron Elisa Spiropalin

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 14 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 17 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 19 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.