Devijohet lëvizja në Qafë Kashar-Rinas, nis rehabilitimi i aksit rrugor
Këtë të hënë ka nisur puna për rehabilitimin e aksit rrugor Qafë Kashar-Rinas dhe pritet të zgjasin 7-10 ditë në varësi edhe të kushteve atmosferike.
Si rrjedhojë, është bërë edhe devijimi i trafikut sipas planit të menaxhimit:
Drejtimi i lëvizjes së automjeteve Qafë Kashar-Rinas do devijohet në autostradë, në drejtimin Qafë Kashar–Vorë-Rinas.
Njëkohësisht, drejtuesit e automjeteve të përdorin edhe kalime të tjera alternative në rrugë dytësore.
Shërbimet e Policisë Rrugore do jenë në rrugë me qëllim shmangien e trafikut dhe orientimin e drejtuesve të automjeteve.