Devoll, prej dy ditësh zjarrfikësit në “luftë” me zjarrin që po shkrumbon disa hektarë pyje

Vijon ende të jetë aktiv zjarri në pyjet e fshatit Sul të Devollit.

Zjarri prej dy ditësh vijon të përhapet frikshëm si pasojë e temperaturave, por edhe erës.

Prefekti Dhori Spirollari bën me dije se ende nuk ka të dhëna të sakta mbi sipërfaqen e djegur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bëhet fjalë për dhjetëra hektarë të djegura me pisha, ahishte apo shkurre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prej dy ditësh në zonë janë angazhuar emergjencat civile dhe punonjës të zjarrfikëses apo nga Bashkia Devoll bën me dije kryetari Eduard Duro i cili shton se sipërfaqja i ka kaluar tashmë mbi 10 hektarë.

Situata është e vështirë pasi në zonë nuk ngjiten mjetet dhe punohet vetëm me punëtorë dhe lopata.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?