Dezinfektohen shkollat e Tiranës, Veliaj: Çdo gjë është gati! Ju duhet vetëm të mësoni

Teksa edhe shumë pak ditë na ndajnë nga fillimi i shkollës, ekipet e terrenit të Bashkisë së Tiranës po sigurohen që çdo gjë të jetë gati për të pritur fëmijët.
Ashtu siç u bë me çerdhet dhe kopshtet tashmë shkollat po dezinfektohen cep më cep që kur nxënësit të nisin mësimin të jenë sa më të sigurt në këtë kohë pandemie.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka vetëm një kërkesë për fëmijët, që të mësojnë sa më shumë dhe të kujdesen për shëndetin.
“Edhe pak ditë dhe fillon shkolla📚!
Ekipi po kujdeset për dezinfektimin e çdo shkolle🏫 që nxënësit të jenë më të sigurt, por gjithmonë më të kujdesshëm në këtë periudhë pandemie🦠.
Çdo gjë është gati👌! Ju duhet vetëm të mësoni dhe të kujdesuni për shëndetin tuaj🙏!”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.
Fokusi i Bashkisë Tiranë kanë qenë dhe janë gjithmonë fëmijët, për të cilët po ndërtohen çdo ditë shkolla të reja, kopshte, çerdhe, parqe lojërash e çdo fasilitet tjetër që u nevojitet.

SHKARKO APP