Dhanë leje për shfrytëzimin e lumenjve, Peleshi kallëzon penalisht 4 zyrtarë
Kallëzohen në prokurori 4 drejtues të këshillave të baseneve pasi kishin dhënë në mënyrë abuzive 42 leje për shfrytëzim të lumenjve.Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, i bëri apel prokurorisë dhe policisë të hetojnë çdo rast të abuzimit me lejet e shfrytëzimit të lumenjve.Për një mirëmenaxhim të gjendjes së lumenjve në vend është krijuar agjencia e Menaxhimit të Ujrave që do të jëtë përgjegjëse për administrimin e ujrave.
Pas një auditi të kryer për lejet e shfrytëzimit të lumenjve, Ministria e Bujqësisë ka konstatuar se janë dhënë 42 lejë në kundërshtim të plotë me ligjin.
Sipas Ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshi, nisur nga ky konstatim është bërë edhe kallëzim në prokurori për 4 drejtuesit e këshillave të baseneve.
Kreu i Bujqësisë i ka bërë thirrje prokurorisë dhe policisë që të përdorë të gjithë forcën e ligjit për ndëshkimin e këtyre abuzuesve.
Niko Peleshi: Kemi filluar në në muajt e parë një auditim të të gjitha lejeve të shfrytëzimit të lumenjëve dhe duhet të them që jemi përballur me një rezultat skandaloz sepse ndërkohë që shfrytëzimi i lumenjëve ishte pothuajse totalisht i ndaluar, them pothuajse sepse përjashtim bënin vetëm rastet e shfrytëzimit të inerteve të lumenjëve për vepra të rëndësisë kombëtare të klasifikuara. Nga agjesitë e baseneve ishin dhënë 42 leje, gjasme për rehabilitim, në fakt ishin leje të pastra për shfrytëzimin e lumenjëve në kundërshtim flagrant me ligjin. Për këtë arsye kemi dërguar për ndjekje penale 4 drejtuesit e këshillave të baseneve ndërkohë shfrytëzoj këtë komunikim publik për t’iu kërkuar qoftë nga prokuroria qoftë nga policia që të veprohet me shumë forcë duke pasur parasysh se auditimi e ka nxjerrur nga e zeza në të bardhë shkeljen flagrante.
Për të mirëmenaxhuar ujërat në vend sipas ministrit Niko Peleshi është ngritur një agjensi e posaçme që do të jetë përgjegjëse për administrimin e ujrave.
Niko Peleshi: Është vendosur dhe në Këshillin Kombëtar të Ujrave që t’u kërkohet këshillave të Baseneve që të anullohen këto leje sepse janë ato që japin këto leje. Semani dhe Shkumbini si këshilla të Baseneve e kanë zbatuar natyrisht ligjin, kanë anulluar lejet. Ndërkohë, Këshilli I Baseneve të Matit dua ta denoncoj publikisht në fakt, nuk mjafton vetëm kaq, natyrisht ky është një apel dhe për të gjithë institucionet, ka votuar kundër prishjes së këtyre lejeve që janë në kundërshtim flagrant me ligjin. Nuk i takon publikut natyrisht për ta zgjidhur i takon institucioneve por unë shfrytëzoj rastin për ta thënë që mbase ka ardhur koha që zbatimi i ligjit të jetë më i fortë, që guximtarë të tillë të mos cmenden e të mos marrin më vendime të tilla , totalisht flagrantë që natyrisht duhet të paguajnë për këtë shkelje të ligjit.
Peleshi paralajmëroi se auditi do të vazhdojë dhe nuk do të tolerohet asnjë abuzim në dhënien e lejeve të shfrytëzimit të lumenjve.
KOHA JONË SONDAZH

