…dhe skandalet s’kanë të sosur, drejtorët refuzojnë regjistrimin e Leos në shkollë

Nga Albina Gjergji

 

Të gjithë e mbajmë mend rastin “LEO”, atë të vogëlushit guximtar, i cili deri vitin e kaluar vuante nga “osteogenesis imperfecta” (anomali që ka të bëjë me deformimin e kockave të këmbëve). Pas fushatave të shumta nga individë të veçantë dhe Albtelecom Albania, si sot një vit më parë, u bë e mundur mbledhja e shumës së parave për kryerjen e operacionit!

Swiss Digital Desktop Reklama

Operacioni doli me sukses, sikurse doktorët kishin premtuar që Leo do të ecë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, për të gjithë ata që s’e dinë,duke qenë se specifika e sëmundjes është shumë delikate pas ndërhyrjes së fundit kirurgjikale që kreu në Greqi, 7 -vjeçari i është nënshtruar terapive të ndryshme intensive për forcimin e kockave të këmbëve e deri më tani, sipas së ëmës ajo çka mund të quhet arritja më e madhe mbetet fakti që Leo do të ecë.

Por edhe pse do të ecë, Leo nuk do të shkojë në shkollë!

Jo se nuk do, por sepse shkollat në vendin tonë nuk e pranojnë. Tingëllon aq shëmtuar kur e dëgjon, por përtej dëshirës së tij të madhe, e vërteta është se Leo nuk do mund të shkojë në klasë të parë, nëse për rastin e tij nuk mbahet përgjegjësi institucionale dhe nëse nuk trajtohet seriozisht nga organet përkatëse, të cilët merren me raste si ky i Leart Hasanllarit. Ai nuk do të shkojë në shkollë, sepse nuk e pranojnë, pasi sipas drejtorëve të shkollave tona fëmijët si Leo, që nuk ecin (ende) duhet të rrinë në shtëpi, të mos shkollohen, por të izolohen. Skandal!

Ka qenë vetë e ëma, ajo që nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë publike këto deklarata dhe shqetësimin e saj të madh. E lodhur nga ecejaket nëpër kryeqytet, duke kërkuar një shkollë për regjistrimin e të birit, ajo shprehet se nga shumë drejtues shkollash që ka takuar, njëri prej tyre i është drejtuar me fjalët, “kur ke fëmijë të sëmurë, mos e ço në shkollë, por mbaje në shtëpi”!

“Këtë vit me Leon vendosëm të shkonim në shkollë në klasë të parë. U interesuam në shumë shkolla madje dhe në shkolla private, ku njëra prej tyre ishte “Mrekullia”. Më shumë për shkak të kushteve që mundësojnë ato shkolla, sepse unë nuk mund ta çoj dot Leon në krahë në shkollë dhe kur bie shi atij i duhet një ambient i ngrohtë. Normalisht çdo gjë do paguhej ashtu si për fëmijët e tjerë. Nuk kërkuam gjë falas, por kur drejtorët të tregojnë derën dhe të thonë që, “kur ke fëmijë të sëmurë mos e ço në shkollë fare, por mbaje në shtëpi, se shkollat tona nuk janë për fëmijë të sëmurë dhe unë e kam biznes privat dhe bëj ç’të dua me të”… vetëm këtu në Shqipëri gjen. I bëj thirrje ministres së Arsimit dhe kryetarit të bashkisë të bëjnë diçka dhe për këta fëmijë, sepse dhe për këta fëmijë shkolla është shumë e rëndësishme dhe nuk kanë përse të privohen të drejtat e tyre vetëm, sepse ata ndodhen në një fatkeqësi”, shkruan e ëma e 7- vjeçarit, Leart Hasanllari në Facebook ditën e sotme.

Në fakt, në një vend si ky, ku të jetosh normalisht ngjan anormale, nuk është se duhet të çuditemi shumë, por kur kryefjalë e diskutimit bëhet një fëmijë, atëherë këtu ndryshon puna, pasi asnjë prind nuk duron në këtë pikë. E pezmatuar nga reagimet e drejtorëve të shkollave dhe duke shpresuar në zgjidhjen e problemit, këtë herë Anxhela Hasanllari e lëshon thirrjen e saj në Facebook, kambanë, e cila gjykoj se duhet t’i mbërrijë çdo drejtori shkolle të sistemit parauniversitar dhe sidomos ministres së Arsimit, Lindita Nikolla dhe kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj. Nëse znj.Nikolla nuk do të bëhet shembull i shëmtuar si ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja (i cili nuk vuri ujë në zjarr as për Leon e sëmurë vitin e kaluar dhe as për rastin emergjent të Kristit të vogël, që ndërroi jetë pak muaj më parë) duhet të reagojë menjëherë dhe të marrë përsipër arsimimin, mundësisht edhe mbulimin e shpenzimit të studimeve të 7-vjeçarit, Leart Hasanllari. Nuk dua t’u hyj këtu problematikave të shumta që sistemi parauniversitar dhe ai universitar ka, pasi të gjithë e dimë që janë të shumta, por meqë rasti konkret kërkon mbështetje dhe jo lëmoshë, ministrja Nikolla e ka për detyrë të reagojë menjëherë. Leo nuk po kërkon më shumë se minimumi që meriton çdo fëmijë (të shkollohet), as studime në Francë siç znj. Nikolla flet me admirim për të bijën studente atje dhe as ndonjë luks absurd, por vetëm libra, shokë shkolle dhe dije.

Leo1 leo2 leo3

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?