Dhe tre ditë kohë për të bërë kontratat e ujit, pastaj ”burg”

Në faqen zyrtare të Facebook-ut të Ujësjellës Kanalizimeve, është dhënë njoftimi i fundit. Edhe tre ditë kohë për të lidhur kontratat e ujit, pastaj vijohet me masat.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët nuk kanë formalizuar ende lidhjen e tyre me UKT, të paraqiten pranë pikave të kujdesit ndaj klientit për të lidhur një kontratë me ujësjellësin apo për të shlyer debitë e akumuluara. Ndaj, kush ende nuk ka bërë lidhjen e ligjshme me ujësjellësin, të nxitojë deri më 31 janar”, përfundon Ujësjellës-Kanalizime në faqen zyrtare.

Bashkia e Tiranës dhe UKT kanë nisur që vitin e kaluar aksionin në kuadër të reformës së ujit. Kush nuk ka lidhur ende kontratë, në datë 1 Shkurt qeveria ka paralajmëruar masa të forta për të gjithë personat që nuk kanë formalizuar lidhjet e ujit të pijshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?