Dhënia e portit të Durrësit arabëve, shqetëson BE-në, Gahler: Rama shkeli rregullat tona
Gjatë intervistës ekskluzive të europarlamentarit Michael Gahler dhënë për ‘A Show’ në SYRI TV, është trajtuar edhe çështja e dhënies së portit të Durrësit për kompaninë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Gjatë intervistës Gahler është shprehur se procedura e ndjekur është në kundërshtim me marrëveshjet që ka nënshkruar qeveria dhe se ato janë shkelur.
‘Pjesë e marrëveshjes së stabilizim-asociimit është që një pjesë e rregullave që zbatohen në BE, duhet të zbatohen edhe në vendet që e kanë nënshkruar. Nëse ka një pronë publike, apo një tender të shitur një infrastrukturë, në këtë rast porti i Durrësit, kjo duhet të bëhet në mënyrë të përshtatshme.
Ne kemi tendera publikë ku shumë njerëz mund të aplikojnë për të marrë portin, kështu është në interes të shtetit të marrë çmimin më të mirë dhe të ketë klauzolat më të mira, që çdo kush që është në Durrës të përfitojë në maksimum.
Nëse nuk zhvillohet ky proces, por dikush shkon në Gjirin Persik dhe arrin një marrëveshje me Arabinë Saudite, pa bërë asnjë tende apo krahasimi, mendoj se një praktikë e tillë është në kundërshtim me atë që është dakordësuar. Jam informuar se gjatë takimeve që do të zhvillohen mes Shqipërisë dhe BE-së në 1 Mars, do të ngrihet kjo çështje.
Unë e kam ngritur këtë çështje sepse dua që ju të evitoni këto lloj mënyrash. Duhet të jeni të përgatitur dhe të silleni sikur të ishit brenda BE. Të evitoni ato praktika që janë përdorur në të kaluarën’, tha Michael Gahler .