Dhërmiu, më i kërkuar nga turistët e huaj

Gjatë këtij sezoni veror për Dhërmiun ka patur një interes më të lartë nga turistët e huaj se vendasit. Operatorët turistikë thonë se kryesimin e mbajnë shtetasit anglezë, të cilët kanë kuriozitet për të vizituar pikat turistike të fshatit dhe gjiret e Dhërmiut.

Operatorët turistikë flasin për kërkesa të larta nga të huajt. Kryesimin e mbajnë anglezët që llogariten me mijëra ku vetëm në muajin Maj kane ardhur katër mijë turistë anglezë. Pas tyre vijnë italianët, spanjollët dhe francezët.

“Këtë vit ka pasur shumë turistë të huaj si dhe sidomos britanikë edhe francezë, italianë. Vijnë me një destinacion për të vizituar shpellën e Piratëve, gjirin e Gjipesë, shpellën e Pëllumbave”. Për Dhërmiun dhe pikat turistike të tij kanë shfaqur interes më shumë të huajt se sa pushuesit nga trevat shqipfolëse. ”Ne jemi studentë, kemi ardhur për pushime këtu. Ne e dashurojmë këtë vend. Gjithçka është shumë e bukur, deti, uji, malet, njerëzit janë pozitivë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?