Dhimbja e gjyshërve të 12 vjeçarit, “Kini mëshirë e mos shkruani më”
Kur kanë kaluar javë nga krimi kanibal në Palasë të Himarës, dhimbja dhe plaga ende nuk janë shuar. Në shtëpinë e gjyshërve të Andra Zanit, 12-vjeçarit që humbi jetë në duart e Jorgo Zanit, që është pak a shumë xhaxhai i tij. Llambro dhe Antigoni Zani, burrë e grua të moshuar, të cilët janë tërësisht të shokuar.
“Shiko ëngjëllin e vogël të nënës, shiko sa i bukur është…shiko. O Zot, pse ma more, pse?! Janë fjalët gjyshes.
Më tej ajo ka zbuluar se djali, “U kthye nga rruga të marrë celularin që kishte harruar në shtëpi. Ne e dinim në plazh, nuk e merrnim kurrë me mend se ….se nuk do ta shihnim më të voglin e nënës, ëngjëllin e nënës.”
Ofshamat e saj dëgjohen deri tutje, edhe tej ajo dhomë aty ngjitur ku atë të mërkurë, vrasësi mbajti për minuta të tëra shpirtin e vogëlushit.
“Gazetar, thuaju dhe të tjerëve të na lënë në dhimbjen tonë, në hallin tonë që na gjeti, në këtë…që..as hasmit të mos i ndodhë. Çfarë janë këto gjëra që shkruajnë këta njerëz, këto hollësira, e kujt i duhen ato, përveçse të na trazojnë shpirtin edhe më keq se ç’e kemi të trazuar?!”
Dy të moshuarit fisnikë në shpirt na thonë se prindërit, vajza dhe dhëndri, nuk e dinë plotësisht të vërtetën e ikjes së të voglit. Asnjëhërë nuk do t’ua thonë ose nuk do të kenë guximin t’ua thonë. “U godit me një gur në kokë dhe kaq. Largimi i tij nga kjo jetë është e mjaftë që ata të shkrumboheshin në dhimbjen e tyre”.
KOHA JONË SONDAZH

